Korçë: Çobani i vjedh çantën një gruaje dhe ikën me vrap, e pëson nga policia

Shqipëria

Korçë: Çobani i vjedh çantën një gruaje dhe ikën me vrap, e pëson nga policia

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:26
Nelaj punon si çoban në fshatin Lozhan të Maliqit.

Një 50 vjeçar është arrestuar pasi i ka vjedhur çantën një gruaje në Korçë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në pedonalen e Korçës, në afërsi të një hoteli.

Autori është identifikuar si Manush Nelaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili pasi i ka rrëmbyer çantën një gruaje është larguar me vrap.

Nelaj punon si çoban në fshatin Lozhan të Maliqit.

Ai u kap menjëherë nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat