Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.
Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq.
Peshkaqeni është i ngordhur. Nga fotot, duket se gjallesa ka përmasa të mëdha por ende nuk janë bërë matjet dhe nuk duhet lloji i tij.
Kjo nuk është hera e parë që peshqit grabitqar dalin në brigjet shqiptare. Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.
