Një aksident u regjistrua këtë të diel në rrugën “Misto Mame” në Tiranë.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Kurse shoferi që e aksidentoi u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia po heton për të identifikuar autorin.