Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri ka prezantuar këtë të dielë kandidatin e tretë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Arkitekti dhe specialisti i trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhani, do të kandidojë në qarkun e Gjirokastrës.
Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar edhe dy kandidatura të tjera të propozuara nga zgjedhësit.
Ata janë Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.