Duket se mësimi i alternuar ka ulur ndjeshëm infektimet nëpër institucionet arsimore në qytetin juglindor, Korçë.
Në Korçë aktualisht janë 5 mësues aktiv me Covid-19 dhe 2 nxënës.
Në total, gjatë gjithë pandemisë janë prekur 167 mësues dhe 22 nxënës në këtë qytet.
Ndërkohë vazhdojnë dezinfektimet nga bashkitë përkatëse në shkollat dhe kopshtet e qytetit.
Ende nuk dihet nëse provimet e sezonit për studentët do të zhvillohen në auditorë apo online.
Sakaq në Shqipëri ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bëri më dije një ditë më parë u shënuan viktima dhe 901 raste të reja me COVID-19.