Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka.
Ronaldo Sharka lexoi edhe pyetjet nga Facebook-u, ku shumë njerëz e akuzonin si tradhëtare e misionit të babait të saj, Azem Hajdarit dhe për faktin që tashmë thuhet se po ë përdor Rama.
“Dëgjo, e di se çfarë ndodh në politikë? Duan që të të vënë damka! Kjo është një damkë që duan të… e provojnë iher, do ngjisi apo jo! Dakort? Nëse dikush thotë tradhtëtar, e bëjnë këtë që ti të mos ecësh përpara në politikë. Nëse ka tradhtarë më të mëdhenj seç janë këta 3-4 veta, që kanë 30 vite dhe vazhdojnë janë të njejtit, e përdorin politikën si biznes, kanë pasuruar familjet e tyre dhe kanë lënë këtë vend në derexhe që jemi sot, nuk ka më tradhëtarë se këta. Nëse problemi madh qenkam unë dhe unë qenkam tradhëtare e kombit, kjo është një fabul qe e kanë nxjerrë disa njerëz që janë kundër gjësë së re”- u shpreh ndër të tjera Rudina Hajdarin.
Më tej Hajdari shtoi: “Mbajta mandatin vetëm për një arsye. Parimore, momenti që populli të voton, ti nuk mund të flakësh një mandat. I ke lënë njerëzit në rrugë, pra njerëzit qe të votuan e besuan mandatin, ti i the që kjo vota jote nuk vlen asgjë. Parlamenti si institucuion është sovran e përfaqësues i popullit. Fakti që këta e harruan këtë si princip, ishte një nga vendimet më të këqija që ka bërë ndonjëherë opozita dhe PD. Dhe besoj që historia do t’a gjykoj”– tha Hajdari.