Përse u rritën infektimet nga Covid në vend?

Shqipëria

Përse u rritën infektimet nga Covid në vend?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:48
Ilustrim

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirusin Covid-19.

Specialistët thonë se kjo rritje e numrit të të infektuarve ishte e pritshme pas festave të fundvitit.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të Tv Klan të orës 15:30, specialisti i Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku shprehet se situata është nën kontroll.

I pyetur për mutacionin e Covid-19, pra për variantin britanik, Simaku thotë se nuk është identifikuar asnjë rast i tillë në vendin tonë.

Artan Simaku: Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore.

"Si janë parashikimet? A pritet që kjo tendencë të vazhdojë edhe përgjatë muajit Shkurt?"

Artan Simaku: Numri i rasteve është i lidhur direkt me respektimin e masave nga popullata dhe nga bizneset, dhe nga ndërgjegjësimi i popullatës. Nëse masat respektohen nga shumica e popullatës dhe 95% e popullatës por edhe e bizneseve, atëherë kjo ka ndikim direkt në rënien e numrit të rasteve. Respektimi i masave nga popullata dhe nga bizneset nuk është çështje kontrolli, çështje gjobash, është çështje ndërgjegjësimi e popullatës se do bashkëjetojmë edhe shumë muaj me virusin. Prandaj janë ato 3 masat e thjeshta të cilat thuhen përditë që nga fillimi i muajit Mars dhe tashmë e gjithë popullata e di përmendësh. Vetëm duhet të respektohen.

Kemi raste të identifikuara të mutacionit britanik edhe në vendet fqinje, si Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo në Greqi. Po tek ne a ka pasur raste të dyshuara deri tani të infektimeve me mutacionin britanik.

Artan Simaku: Deri tani nuk ka patur raste të dyshuara në Shqipëri. Situata monitorohet çdo ditë dhe jemi në alert të veçantë në lidhje me këto variante të reja ose mutacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat