Në fshatin Greth të Kavajës, shtetasi me iniciale T. K., 60-vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike brenda banesës së tij.
Si pasojë, 60-vjeçari është dërguar menjëherë në spital.
Ai aktualisht gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.