Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka ndarë një njoftim të rëndësishëm në “Twitter”.
Ai rikujton se personat që i ka skaduar ose i skadon pasaporta apo letërnjoftimi biometrik para datës 25 prill, nuk mund të votojnë.
Celibashi i bën thirrje qytetarëve që të rinovojnë identifikimin biometrik.
Celibashi: #1/1 Nuk mund të votosh në 25/4/2021 nëse Letërnjoftimi apo pasaporta juaj biometrike ka skaduar ose skadon deri në 25/4/2021. Nëse do të votosh:
Rinovo dokumentin e identifikimit biometrik!