Aksident në Librazhd-Përrenjas, 3 të plagosur

Shqipëria

Aksident në Librazhd-Përrenjas, 3 të plagosur

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Përrenjas, pranë fshatit Hotolisht.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, mësohet se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Benz me një furgon mallrash kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat