Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Lezhë, arrestohet shoferi i dehur

Shqipëria

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Lezhë, arrestohet shoferi i dehur

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin që ndodhi sot në Lezhë, ku u plagosën 4 persona.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Gj. H., 57 vjeç.

Ky i fundit, akuzohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat