Ku do të kandidojë më 25 prill? Përgjigjet kryeministri Rama

Shqipëria

Ku do të kandidojë më 25 prill? Përgjigjet kryeministri Rama

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Edi Rama

Në përfundim të mbledhjes me koordinatorët politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama përmendi dy qytete, ku mund të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, Rama deklaroi se Vlorën nuk e lë dot, ndërkohë Durrësit i ka një borxh.

“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh Rama.

Ndërkohë lidhur me kandidimin në zgjedhje të personave që kanë të shkuar kriminale, Rama u shpreh se është përgjegjësi individuale e tyre dhe në çdo rast ata do përgjigjen para ligjit.

“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. Zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale, nuk është përgjegjësi partie. Partitë nuk janë drejtori policie", përfundoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat