Zbulohet arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Kastrati, çfarë u gjet brenda "Range"-it

Shqipëria

Zbulohet arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Kastrati, çfarë u gjet brenda "Range"-it

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, shtetasit që u vra sot me dy plumba në vendin e quajtur Ura e Sheqit në Fier.

Vrasja është kryer me një armë automatik me silenciator.

Po ashtu raportohet se arma me të cilën është kryer krimi është gjetur brenda në automjetin e djegur.

Sjellim në vëmendje që Kastrati mori një plumb në kokë, ndërkohë që po drejtonte makinën e tij tip “Benz”.

Makina e tij u përplas me një tjetër automjet, ndërsa Shkëlzen Kastrati gjeti vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë tip “Range Rover” që u gjet e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat