Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë, çfarë ndodh me universitetet?

Shqipëria

Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë, çfarë ndodh me universitetet?

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Foto nga takimi

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri,  Mira Rakacolli, ka njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ri të COVID 19.

Ajo u shpreh po ashtu se po punohet me ministrinë e Arsimit për të vlerësuar edhe mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, në përgjigje të kërkesës së studentëve, por duke lënë në fuqi vendimin për vijimin e mësimit ‘online’

”Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave për festat e fundvitit.

Deri tani, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimi i ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me universitetet, po punojmë me ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë brenda fundit të kësaj jave”, tha Rakacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat