Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar me disa fjalë prekëse dhe një falënderim për këdo që ju gjend pranë këto ditë, pas lajmit të trishtë të vdekjes së bashkëshortit të saj, në moshë të re.
Në një shënim të shkurtër në llogarinë e saj në Facebook, Margariti thotë se “asnjëherë nuk është askush gati për të shkruar për ngjarje të tilla”.
“Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkroi Margariti.