Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Gazment Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

Shqipëria

Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Gazment Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:27
Edi Rama dhe Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se është e turpshme dhe e dëmshme përgjigjja e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës së SHBA-ve për mos përfshirjen në lista të kriminelëve.

“Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar”, shkruan Bardhi në “Facebook”.

Më herët kryeministri Rama i ka cilësuar përgjegjësi personale  të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Postimi i plotë

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat