Rrahu policët dhe u arratis nga komisariati, arrestohet 30-vjeçari Riljan Lala

Shqipëria

Rrahu policët dhe u arratis nga komisariati, arrestohet 30-vjeçari Riljan Lala

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Riljan Lala, pasi ky i fundit u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës pak javë më parë.

30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.

Kujtojmë që për ngjarjen në fjalë SHÇBA procedoi 7 punonjës policie për shpërdorim detyre.

Lala, i arrestuar për amrëmbajtje pa leje iu iku nga duart efektivëve Mynyr Xhelili dhe Mustafa Baci. Ata e shoqëruar atë në dhomat e shoqërimit të komisariatit në dhomën e laborantit, me qëllimin për t’i marrë gjurmët e gishtave dhe bërë fotografimin.

Sapo ia hoqën prangat me qëllim marrjen e gjurmëve të gishtave, 30-vjeçari i shtyu fuqishëm, njëkohësisht i qëlloi dhe me grushta, duke i rrëzuar në tokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat