Një makinë tip “Ford” ka aksidentuar rëndë një këmbësor në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, ndërsa i lënduari është J. Zh., 80 vjeç. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.