Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U!

Kjo javë do të nisë me ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën. Reshjet parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.

Në mesjavë do të ushtrojë ndimimin moti i qendrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik. Moti përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakëta deri mesatare.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën. Më tej deti kryesisht i qetë.

Moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash vecanërisht gjatë orëve të mesditës.

Një grimcë pranvere do të përshkojë vendin gjatë kësaj jave.

Ju urojmë një javë të mbarë!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat