Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet B. V., është djegur në oborrin e banesës.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.