Lejuan gazetarët që ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët në Fier

Shqipëria

Lejuan gazetarët që ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët në Fier

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:40
Lejuan gazetarët që ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët në Fier

Lejuan gazetarët që ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët në Fier.

"Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.    

Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.         

Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë", thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat