Në shkollën e mesme të fshatit Buçimas në Pogradec kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 5 mësues, 3 nxënës, sekretarja dhe sanitarja.
Nga Drejtoria Vendore e Arsimit bëhet me dije se të gjithë janë të vetëkarantinuar në banesë ndërsa deri në këto momente zëvendësimi i tyre me mësues të portalit nuk ka ndodhur kjo edhe për shkak të zhvillimit të mësimit të alternuar.
Ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë vendim nga DSHP, në lidhje me procesin e mësimit.
U janë marrë tamponet edhe kontakteve të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë.