Në një intervistë për gazetaren Alba Kepi, të transmetuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari investigativ Michele Albanese u shpreh se në Shqipëri duhet të ndërhyjnë prokurorët shqiptarë, njerëzit e lirë dhe gazetarët sepse hetimet janë të hapura lidhur me përgjimet e autoriteteve italiane.
Alba Kepi; Po e mbyll me një pyetje që ma bëjnë sot të gjithë e është sikur të gjithë presin vetëm nga Italia, nga prokurorët e Kalabrias. A po vazhdojnë hetimet e këtij megaoperacioni?
Michele Albanese; Prokuroria e Katanzaros e Reggio Calabrias prej vitesh po përpiqen të bëjnë diçka. Por të vetëm nuk mund të ndërhyjnë në Shqipëri. Në Shqipëri duhet të ndërhyjnë prokurorët shqiptarë, njerëzit e lirë shqiptarë, gazetarët e lirë shqiptarë.
Hetimet janë të hapura e nuk duhet të mendojnë se ja hodhën, e shpresoj të prodhojnë rezultate të mëtejshme e që të zbardhin se përgjegjësitë janë më lartë, korruptive, e që e bën mjaft të rëndësishëm këtë operacion.