U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë i arrestuari është F. B. 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky person u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat