Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Shijak për të inspektuar procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Nuk munguan batutat as në këtë dalje publike të Ramës, ku atij iu raportua se i punësuari më i fundit ishte një person me emrin Lulzim Basha.
Kaq mjaftoi që kreu i qeverisë të bënte ironi kundër liderit të Partisë Demokratike.
Punonjësi: “I punësuari më i fundit është Lulzim Basha, që ka një manovrator”
Rama: “Ëëëë”
Punonjësi: “Është punëtori më i mirë”
“Punëtori më i mirë që keni? Po tani nuk do jenë të gjithë si Lulzim Basha që flejnë gjumë, do ketë dhe nga ata që punojnë,” tha Rama.