Mjeku i njohur vdiq nga Covid/ Meta dhe Kryemadhi në ceremoninë mortore, kryetarja e LSI-së shfaqet pa maskë

Shqipëria

Mjeku i njohur vdiq nga Covid/ Meta dhe Kryemadhi në ceremoninë mortore, kryetarja e LSI-së shfaqet pa maskë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Është përcjellë sot për në banesën e fundit mjeku i njohur nga Skrapari, Muharrem Nonaj. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Ajo që vihet re është se kryetarja e LSI-së nuk mban maskë, ndryshe nga presidenti Meta.

Meta shkruan se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve e meritonte këtë përcjellje plotë mirënjohje dhe diell.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.

Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Meta.

Muharrem Nonaj humbi betejën me COVID pak ditë më parë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat