Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velia zhvilloi sot një takim me ish ushtarakë, në njësinë numër 3.
Veliaj sulmoi Partinë Demokratike teksa u shpreh se ka humbur moralin që kur Lulzim Basha e përdori partinë dhe kauzat e saj për zyra, makina e vila personale.
“Sot ata nuk kanë as forcën numerike dhe as atë morale. Si mund të kesh forcë morale kur proteston për autostradën dhe sapo kape zyrat, e lë protestën?! Si ka mundësi, e bllokoi 3 vjet “Astirin”, sa mori makinën, e la. Ti nuk ke moral kur në vitin e pandemisë the do ju sulem qendrave tregtare, por sa kape vilat, e le”, u shpreh Veliaj.
Ai tha se është absurde të vihet në diskutim puna që ka bërë Partia Socialiste dhe Edi Rama në këto 8 vite, kur pala tjetër servir rikthimin e tretë të Sali Berishës.