Zona zgjedhore se ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet parlamentare mund të vendoset nga KQZ, pasi PS dhe PD nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Në një intervistë për RTV Ora Sekretari Organizativ i PS Arben Pëllumbi tregon se mazhoranca është e hapur të pranojë propozimin e Komisionerit Shtetëror që pilotimi të behët edhe vetëm në një ZAZ.
Arben Pëllumbi: “Do ta pilotojë në një KZAZ apo 20 KZAZ është vendimi i saj. Ne jemi dakord në çdo vendim që do të marrë KQZ sepse ka të bëjë me disa probleme. E para me buxhetin, e dyta afatin dhe e treta mënyrën e organizimit sepse kompanitë që e bëjnë këtë nuk janë shumë ”
Ndërsa për votën e emigrantëve, socialistët kërkojnë me çdo kusht që të behet e mundur në këtë zgjedhje dhe për këtë Pëllumbi i kërkon KQZ që të ulet me palet politike për të gjetur konsesusin.
Arben Pëllumbi: “Nëse duhet konsensusi, partitë të ulen deri në gjetjen e konsensusit në raport me votën e emigrantëve. Ky është detyrim ligjor”
Edhe për mënyrën se si do të votojnë, PS është e hapur ndaj propozimeve, pavarësisht se preferon atë me postë.
Arben Pëllumbi: “Ne kemi propozuar formën me postë por nuk i qëndrojmë strikt këtij votimi”
Kur kanë mbetur më pak se 3 muaj nga dita e zgjedhjeve, ende nuk ka një regjistër të emigrantëve të regjistruar me adresat e tyre që më pas të bëhet e mundur vota e tyre nga vendi ku jetojnë.