Beteja e 25 prillit/ Zyrtarizohen drejtuesit politikë të PS dhe PD, përballja sipas qarqeve

Shqipëria

Beteja e 25 prillit/ Zyrtarizohen drejtuesit politikë të PS dhe PD, përballja sipas qarqeve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nga dita në ditë, partitë politike po infensifikojnë lëvizjet për zgjedhjet e 25 prillit, shpesh duke shkelur edhe rregullat e koronavirusit.

Tashmë, dy forcat kryesore politike, PS dhe PD kanë zyrtarizuar të gjithë emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe dhe beteja po zhvillohet në terren.

Përballja më e fortë do të jetë në Tiranë, ku PD ka zyrtarizuar si drejtues të fushatës Grida Dumën, Jorida Tabakun, Flamur Nokën, Aldo Bumçin, Alfred Rushajn, Belind Këlliçin, Albana Vokshin dhe Agron Shehajn. Ndërkohë që socialistët ja kanë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Përballje interesante do jetë edhe në Elbasan mes Taulant Ballës dhe Gazmend Bardhit.

Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka.

Përballje interesante do jetë edhe në Elbasan mes Taulant Ballës dhe Gazmend Bardhit.

Në Lezhë 'përplasen' dy mirditorë, ish-ministrja Lindita Nikolla dhe padogogu Mark Marku.

Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe

Kukës- Safet Gjici  (PS), Flamur Noka (PD)

Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)

Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)

Tiranë ndahet:  Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)

PD Tiranë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj)

Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)

Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)

Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)

Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)

Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)

Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)

Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)

Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat