Një ngjarje e rëndë është denoncuar këtë të enjte në vend. “Balkanweb” raporton se një vajzë 16-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të. “Balkanweb” ka siguruar një pjesë të dëshmisë rrëqethëse të 16-vjeçares, e cila thotë mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar.
“Më ka abuzuar për një kohe te gjate, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie.
I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.