Në burg për vrasjen e komisarit Lamaj/ Arben Frroku kërkesë Gjykatës: Më llogarisni vitet e paraburgimit

Shqipëria

Në burg për vrasjen e komisarit Lamaj/ Arben Frroku kërkesë Gjykatës: Më llogarisni vitet e paraburgimit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Arben Frroku

I akuzuari për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.

BalkanWeb raporton se Arben Frroku i kërkon GJKKO-së t’i llogarisë edhe kohën e paraburgimit, që ka qëndruar në Greqi, kur u kap në vitin 2013.

Kërkesa e Frrokut po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi. Kujtojmë se Frroku u dënua nga ish-Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim iu konvertua me 18 vite burg në Holandë.

Shteti holandez ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat