Djali i ri në hotel me 61-vjeçaren, Policia i kap në flagrancë

Shqipëria

Djali i ri në hotel me 61-vjeçaren, Policia i kap në flagrancë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një djalë të ri dhe një grua 61-vjeçare në ambientet e një hoteli në kryeqytet, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës teksa kryenin marrëdhënie seksuale.

Sipas policisë, “shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”.

Njoftimi i plotë

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat