Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet e tij sociale. Një prej pyetjeve që i drejtohej kryeministrit lidhej me vaksinimin dhe pse po vonohet ky proces.
Rama theksoi se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka arritur të nënshkruajë një kontratë me kompaninë Pfizer.
“Duhet të jeni krenarë për qeverinë e Republikës së Shqipërisë, edhe pse është qeveria e një prej 6 vendeve të rajonit, që u la jashtë skemës europiane të shpërndarjes së vaksinës, në pritje të Godo Covax.
Siguruam kontratën e drejtpërdrejt më Pfizer dhe e nisëm vaksinimin në janar. E dini që në Bosnjë do marrin vaksinën Sputnik, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do marrin vaksinën kinezë
Ndërkohë ne kemi kontratë, kemi filluar. Ka pasur një vonesë, sepse ka më pak vaksina se sa ka kërkesa”, deklaroi kryeministri.