39-vjeçarja përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës në Belsh

Shqipëria

39-vjeçarja përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës në Belsh

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një 39-vjeçare ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete në Belsh 

Policia njofton se në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip "Volkswagen",  me drejtuese shtetasen A.Gj. 39 vjeçe, banuese në Elbasan është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat