Kreu i PD, Lulzim Bash aka zhvilluar sot një takim me pedagogë dhe studëntë, të cilëv u ka shpjeguar programin e Partisë Demokratike për arsimin.
Basha theksoi se programi “Shqipëria fiton arsimin” një plan pune për qeverinë e nesërme.
Gjithashtu kreu I PD nënvizoi se shteti jo thjesht të jetë arbiter, por të investojë fuqishëm në politika dhe financa.
“Roli i qeverisë duhet të jetë i madh, pani ynë është konkret. Nuk ka asnjë premtim por angazhim real. Dua të fokusohem te kualifikimi në arsimin e lartë. Kjo u mundëson të rinjve jo thjesht të diplomohen por të dalin me aftësi për tu integruar në tregun punës.
E para shteti jo thjesht të jetë arbitër, por të investojë fuqishëm në politika dhe financa. Një komunikim i institucionalizuar, plane dhe financa dhe projekte të dedikuara. Kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit dhe financat e BE. Kjo do të thotë që ne nuk duhet të lëmë asnjë bij shqiptari të mbetet pa mundësinë për të ndjekur universitetin për shkak të pamundësive ekonomike. Në planin tonë kemi realizuar mjaftueshëm financa”, tha Basha.