Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja tragjike është raportuar në fshatin Roj i Ri, në Shkodër, pasditen e sotme.
Raportohet se 58-vjeçari me inicialet P. S, u gjet i vetëvarur në banesë.
Ishin familjarët e tij që lajmëruan policinë. Nga kqyrja e trupit nuk janë vënë re shenja dhune.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.