“I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”.
Ky është zotimi i fundit i presidentit shqiptar, Ilir Meta, për të mbrojtur votën në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Në një postim në Facebook, Meta u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, të cilat, edhe njëherë tjetër, i konsideron si një referendum historik.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”, thuhet në postimin e presidentit.