Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kreun e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.
Teksa ka shprehur mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin dhe në përballimin e pandemisë COVID-19, Basha theksoi se Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.
“Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, përfundon Basha.
Postimi i plotë
Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.
Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.
Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.
Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.