Arben Malaj: Taksimi i sheshtë nuk është shkop magjik për të zgjidhur kostot e programit të PD

Shqipëria

Arben Malaj: Taksimi i sheshtë nuk është shkop magjik për të zgjidhur kostot e programit të PD

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:39
Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në Çim Peka Live ka dhënë edhe opinionin e tij lidhur mbi programin ekonomik të prezantuar nga Partia Demokratike me ardhjen në pushtet. Malaj e quajti pozitiv faktin që PD ka prezantuar një program,  tha se nuk beson.

‘Do të vlerësoja pozitiv që prezantohet një program i ndarë në sektorë, që ka një sqarim me grupet e interesit dhe kjo do të ndihmojë për t’u parë më mirë.

Nuk do të isha dakord të ndaleshim te taksa e sheshtë.

Taksat e sheshtë bazohet mbi të ardhurat personale, por ajo në buxhet zë vetëm 2.4 përqind ose as 10 përqind të të ardhrurave totale.

Ajo që do ta bëjë të besueshme programin do të jetë reforma që do të ndihmojë rritjen ekonomike.

Pa një rritje ekonomike më të lartë, pavarësisht nga shpresa që ka për lehtësimin e procedurave, apo impakti që kanë taksat e ulëta, po të kemi parasysh uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve duke i bashkuar të dyja ato si kosto, ato mund të kompensohen.

Dhe kjo teorikisht  është e pranueshme.

UIja e barrës fiskale dfhe funksionimi i qeverisjes, ulja e kapjes së shtetit, mund të çlirojnë më shumë energji.

Se zakonisht kur ndodh rotacioni, krijohet një shpresë më e madhe te individi dhe biznesi.

65-85 përqind të asaj që mbështet rritjen ekonomike në vendin tonë vjen nga sektori privat sesa ai publik.

Reforma strukturore që do të ndimojë një rritje ekonomike më të lartë dhe të drejtë, nuk duhet të mbetet te taksimi.

Taksimi ka një element të rëndësishëm për reduktimin e ekonomisë informale, por nuk është shkopi magjik për të kompensuar të gjitha kostot ku mbështetet programi i PD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat