Kryemadhi shfaqet ‘kokë më kokë’ në një lokal me bashkëshorten e Bashës, çfarë diskutuan?

Shqipëria

Kryemadhi shfaqet ‘kokë më kokë’ në një lokal me bashkëshorten e Bashës, çfarë diskutuan?

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Monika Kryemadhi, Aurela Basha

Qendrimi në opozitë duket se i ka afruar edhe më tej kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi me familjen e Lulzim Bashën.

Ajo është shfaqur ditën e sotme në një takim me Aurela Bashën, bashkëshorten e kreut të demokratëve.

Duket se marrëdhënia e Bashës dhe Kryemadhit nuk është vetëm bashkëpunim politik, por dhe afrimitet familjar.

Në foton e publikuar në media, Kryemadhi dhe bashkëshortja e Bashës, shfaqen duke bashkëbiseduar në një lokal.

Të dyja duken të përqendruara në bisedën e tyre që mund të jetë politika e ditës, zgjedhjet apo edhe çështje të tjera  familjare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat