Alizoti: Humbja e zgjedhjeve do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për PD-në

Shqipëria

Alizoti: Humbja e zgjedhjeve do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për PD-në

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:11
Tomorr Alizoti

I deleguari politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit,Tomorr Alizoti teksa fliste për zgjedhjet e 25 prillit, ka gjetur edhe “ngushëllimin” për humbjën e tyre.

Ai thotë se humbja e zgjedhjeve, do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për partinë demokratike.

"Humbja e zgjedhjeve, që nuk besoj se do të ndodhë, do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për Partinë Demokratike.
Në Berat do të donim që të merrnim të gjithë deputetët, po kjo është një dëshirë, jo një realitet.

Unë, nga perceptimet them se do të kemi një rezultat të mirë, edhe pse ka qenë një bastion i majtë. Por Berati dhe i gjithë vendi ka pasur një varfëri deri në ekzistencë”, u shpreh Alizoti në PolitkOn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat