Familja e ish-komisarit Artan Cuku kërkon 1 milion euro dëmshpërblim. “Abcnews” raporton se dëmshpërblimi kërkohet nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Lidhur me këtë kërkesë me 8 shkurt do të zhvillohet seanca në gjykatën Administrative.
Komisarit Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.
Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.