Lista/ Zgjedhjet, 12 parti paraqesin kërkesën për regjistrim në KQZ, mes tyre PDIU e Idrizit

Shqipëria

Lista/ Zgjedhjet, 12 parti paraqesin kërkesën për regjistrim në KQZ, mes tyre PDIU e Idrizit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:15
KQZ

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot kërkesat e 12 partive politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Lista e subjekteve përfshin partitë e reja që drejtohen nga Myslim Murrizi si Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe nga Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim.

Në listën e partive tradicionale që kanë eksperiencë është edhe Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim e Shpëtim Idrizit. Kjo lëvizje shihet edhe si një sinjal që PDIU po e përdor si presion ndaj PD-së, që ende nuk kanë arritur një pakt për koalicionin politik.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë që nuk kanë mandat deputeti iu duhet që të depozitojnë të paktën 5 mijë firma mbështetësish. Dhe në këtë përfshihen edhe PD, LSI, PDIU dhe PR, pasi dorëzuan mandatet e deputetëve dhe aktualisht nuk kanë asnjë deputet që i përaqson ato në Parlament.

Njoftimi i KQZ-së-Rendi i ditës

1.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja për Ndryshim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

2.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

3.       “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Ora e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

4.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

5.       “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Bindja Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

6.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

7.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

8.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Balli Komëtar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

9.       “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Emigracioni Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

10.   “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Reformave Demokratike e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.

11.   “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

12.   “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.

13.   “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të dates 25 prill 2021”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat