"Ç'i kanë këto dyer"/ Rama inspekton punimet në Tepelenë: Hiqini të gjitha këto shtylla e tela

Shqipëria

"Ç'i kanë këto dyer"/ Rama inspekton punimet në Tepelenë: Hiqini të gjitha këto shtylla e tela

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:16
Edi Rama

Teksa ndodhet në Tepelenë për rregullimin e qytetit, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm me kryetarin e Bashkisë, Tërmet Peçi, ku inspektoi punimet.

Rama u shpreh i pakënaqur me disa detaje në një lagje të Tepelenës dhe kërkoi ndryshimin rrënjësor të saj.

"Ç'i kanë këto dyer, këtu do i hiqni të gjitha, pa portë s'do i lemë, por do ndërthurim pjesën historike me atë moderne. Ça janë këto shtylla, tela, kabuj hiqini të gjitha," tha Rama.

"Aty ku po zbulohet, pas fundosjes në ferra e në plehra për dekada të tëra, kalaja mahnitëse e Ali Pashë Tepelës dhe ku brendia e saj po kthehet nga një bathore abuzivizmi e varfërie, në një lagje të rilindur nga respekti për Trashëgiminë Kulturore dhe ambicia për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare," shkruan ai në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat