Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kalanë e Tepelenës që synon trasnformin e saj në një qendër aktrative për turistët.
Transformimi prek edhe ndërhyrjen në disa banesa, por që sipas kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi banorët do t’u garantohet mos prishja dhe përshtatja e banesave, duke synuar kthimin në bujtina të tyre.
Gjatë këtyre inspektimeve nuk kanë munguar edhe batutat, ku kryebashkiaku Peçi iu drejtonte Ramës jo me emër por “komandant”, apo një banor ngatërronte fjalën “perfekt” me “prefekt”.
Rama ndërkohë ka qenë tejet i ashpër me faktin se në mes të kalasë së Tepelenës, duke e cilësuar si skandal. Ai u shpreh se nuk ka kuptim që të ketë një karburant këtu, ndërsa Peçi u shpreh se me planin e ri të miratuar do të prishet.