Zgjedhjet: 10 parti regjistrohen në KQZ, 6 subjekte parlamentare, PDIU, 3 parti të reja e 2 kandidatë të pavarur

Shqipëria

Zgjedhjet: 10 parti regjistrohen në KQZ, 6 subjekte parlamentare, PDIU, 3 parti të reja e 2 kandidatë të pavarur

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:36
KQZ

80 ditë para zgjedhjeve ka nisur edhe regjistrimi i parë i 10 partive të para politike të cilat do të marrin pjesë në parlamentaret e 25 prillit. Ndërsa 2 kandidatë të pavarur do të sfidojnë vetën përpara elektoratit për të marrë mandateve pa sigla parti. 15 shkurti është afati përfundimtar për partitë politike, ndërkohë koalicionet kanë afat edhe 20 ditë të tjera.

Tirane- Dhjetë partitë e para janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në votimet e 25 prillit. Bindja Demokratike e Astrit Patozit, partia e e Mylim Murrizit së bashku me 4 parti të tjera parlamentare nuk kanë patur nevojë për mbledhjen e firmave për shkak të deputetëve që kanë në parlament.

Edhe pse ende nuk e ka të qartë nga aleati Lulzim Basha se në çfarë liste apo në cilin koalicion do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit, Shpëtim Idrizi ka vendosur ta regjistrojë PDIU-në në KQZ. Por ndryshe nga vitet e tjera zgjedhore, Idrizit bashkë me dokumentacionin përkatës i është dashur të bashkangjisë edhe 5 mijë firmat.

Një tjetër parti e djathtë ka vendosur që futet nw garwn pwr parlamentin e ri, me në krye Jozefina Topallin, e cila ende është në negociatat për koalicionin me të cilin do të shkojë në zgjedhje.

Edhe pse ndryshimet në Kodin zgjedhor e bëjnë pothuajse të pamundur marrjen e një mandati nga kandidatët e pavarur, kjo nuk i ka penguar Plarent Aleksin në Berat dhe Pal Shkambin në Shkodër që të kërkojnë votën e qytetarëve larg siglave të forcave politike.

Partitë politike kanë afat deri me 15 shkurt për t’u regjistruar si subjekte, ndërsa 25 shkurti shtë limit kohor për të çuar në KQZ koalicionet parazgjehore.

Partitë e regjistruara në KQZ:

Bindja Demokratike Astrit Patozi

Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi

 Partia Emigracioni Shqiptar – Kostaq Papa

 Partial Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi

Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni

Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë – Krenar Rryçi

PDIU – Shpëtim Idrizi

Partia Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduard Abazi

Partia Levizja e Legalitetit – Shpëtim Axhani

Regjistrimi i dy kandidateve te pavarur

Plarent Aleksi – Berat

Pal Shkambi – Shkoder

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat