Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Nivicë të Tepelenës, në bujtinën e Z.Jaho, por është përballur me kërkesën e pazakontë të banorit, se donte drita.
Pasi pa brenda ndërtetës se ishte akomoduar vendi, Rama u ul në tryezë bashkë me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi.
Sipërmarrësi i është ankuar Ramës për energjinë elektrike në fshat, e cila ka munguar gjithnjë dhe ka qenë një problem për qytetarët.
Z.Jaho: Falë zotit na erdhi kryetari i bashkisë dhe na ka ndihmuar si të ishte vetë pjesëtar i kësaj, po na erdhi energjia, atëherë do fillojnë shumë njerëz të tjerë të ndërtojnë.
Rama: Po pse s’ka energji këtu?
Peçi: Po s’ka, se s’ka lidhje ndaj…
Rama: S’ka pasur asnjëherë apo…?
Peçi: Jo.
Rama: As në kohën eee…?
Z.Jaho: Jo jo, vetëm me gjeneratorë dhe panele.
Rama: Do bëjmë çmos…
Z.Jaho: Themi që do ecim përpara.
Rama: Këtu është një mrekulli dhe këtë mrekulli do e kthejmë në burim paraje për njerëzit. Do ta bëjmë dhe këtë punën e dritave, do ta gjejmë patjetër.
Z.Jaho: Me panele e kemi tani. Dimri është i vështirë këtu. Se vete bora 2 metra, dhe sot e fat se qe diell dhe kishte energji se ndryshe do ishim me gjeneratorë, dhe kosto rritet.