Sekuestrimi i pronave me vlerë 60 mln euro/ Yuri Kim: Pjesë e dosjes famëkeqe 339

Shqipëria

Sekuestrimi i pronave me vlerë 60 mln euro/ Yuri Kim: Pjesë e dosjes famëkeqe 339

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Yuri Kim

Pas dënimeve nga SPKA të 11 persona, përfshirë edhe vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe motrën e tij dhe sekuestrimit të pasurive dhe pronave me vlerë rreth 60 mln euro, ambasadorja amerikane e konsideron goditje të madhe kundër korrupsionit.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ambasadorja thekson se këto dënime dhe sekuestrimet janë pjesë e dosjes famëkeqe 339, ndërsa kërkon nga SPAK t’i japë fund mosndëshkimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar!”

“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e dosjes famëkeqe 339.

Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA-Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat