Tjetërsimi i pronave me vlerë 60 milion € në Shëngjin, Kim: SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate

Shqipëria

Tjetërsimi i pronave me vlerë 60 milion € në Shëngjin, Kim: SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:03
Yuri Kim

Ditën e djeshme u mor vendimi për konfiskimin e pasurive nga gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për një grup që grabiste dhe tjetërsonte prona në Shëngjin në vlerën e 60 milion eurove.

Dosja është një fraksion i të famshmes 339 dhe përfundoi me gjykimin e 11 personave, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka. Në përfundim Xhevi Ndoka u dënua me 6.8 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht.

Sot ka reaguar edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me dënimin e 11 personave që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja thekson se kjo ishte një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërsa shton se ky ishte një shembull i bashkëpunimit të zbatuesve të ligjit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

MESAZHI I YURI KIM

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion euro. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA dhe Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat