Nuk mungojnë “surprizat” për kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Tepelenë. Pas Nivicës ku i kërkuan drita në fshatin ku nuk ka pasur kurrë drita, në Salari të Tepelenës, vendlindjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, e kanë pritur me këngë labe.
Rama ka shkuar për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari.
“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dita 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e kënfës.
Ndërsa Rama u tha banorëve që me këto investime, Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik.
“Besoj që i kemi mbajtur fjalët e dhëna dhe atë që po diskutonim, është që në këto investime që e dini sa gjatë janë pritur, gjithë Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik dhe më në fund ëndrra e daljes në det u bë realitet”, tha Rama.